Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

LSI “pushtoi” Surrelin me autokolonë makinash, Rama: Ç’faj ka Zaho që të dëgjojë klithma për të atin?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasditen e sotme simpatizantët e LSI-së kanë kaluar me autokolonë makinash në Surrel, në afërsi të shtëpisë së kryeministrit Rama, ku nuk kanë munguar thirrjet “Rama ik” dhe boritë e zhurmshme.

Kryeministri Rama e komentoi këtë ngjarje pasi e pa në emisionin “Opinion”, ku u shpreh se i biri 6 vjeçar nuk ka asnjë faj që të dëgjojë një autokolonë të tillë që bërtet kudnër të atit.


“Ç’faj ka djali im 6-vjeç që një autokolonë e tillë t’i kalojë tek shtëpia dhe të dëgjojë për të atin klithma. Që kur agresioni mbi shtëpinë është kthyer në praktikë. Kjo është Shqipëria që propozon Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Me autokolona që kushtojnë miliona euro. Zaho është mësuar me ato makina dhe i është dukur sikur kanë kaluar Batmanët dhe Spidermanet atje. Pyetjen “Rama ik” e di unë si ia shpjegoj.  Lulzim Basha me autokolonë 4.5 mln euro. Aty brenda janë ata që duan të hapin bingot. Janë këta që dalin e vrasin. Janë ata që dalin nëpër takime dhe do i thonë bizneseve hajde na jep atë pjesën tonë se ne kemi 8 vjet që nuk marrim pjesën tonë”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img