Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

LSI prezanton programin në Durrës, Kryemadhi: Investitorët kur vijnë u japim dhe një dru e ikin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

caa32627f324f70eb734e7ef961e6005

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar programin e saj në Durrës, ku kanë linçuar edhe një projekt për zona të lira ekonomike.

Gjatë prezantimit të programit, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se ky program të krijon mundësi për punësim, tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për të shmangur shpopullimin.

Më tej, ajo u ndal edhe tek investitorët e huaj, për të cilët tha se janë përzënë nga Shqipëria. Sipas Kryemadhit gjatë qeverisjes së Ramës nuk ka pasur investime të reja.

“Në Shqipëri nuk ka prej vitesh investime te huaja. Investitorët kur vijnë shihen nga xhepat në moment kur nuk pranojnë tu fusim dorën në xhep, u japim një dru dhe i largojmë. Kësaj lloj sjelljeje me investitorët 25 prilli do ti japë fund”,- tha ajo.

Kryetarja e LSI-së premtoi se porti i Durrësit do të jetë një stacion lider në rajon.  

“Kemi sot një produkt i cili është real dhe i prekshëm. Krijon mundësi për punësim të rinisë dhe të gjithë shoqërisë. Durrësi ka ide, ka vizion, ka njerëz.

Ndjekja juaj e këtij projekti, duke parë me të mirat dhe të këqijat, kemi një produkt që është i prekshëm. Tashmë këtu në Durrës puna është gati. S’mund të themi se këtu nuk ka njerëz, por projekti është gati. Është me rëndësi që mos të krijojmë hapësira që elitën e Durrësit, mos ta largojmë. Në mënyrë të tillë që të nxisim zhvillimin. Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë, e bën atë lider në rajon. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë mundësi për të paguar, ne kemi mundësi që të kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaj, por dhe vendase.

Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero. Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët. Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave kemi marrë angazhimin tonë, që Shqipëria të jetë jo vetëm shtëpia e investimeve, por të japë hapësira. Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve”,- tha Kryemadhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img