Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

‘LSI nxit protestat gjoja për Klodianin’, deputetja e PS tregon nëse do të pranonte apo jo detyrën e Ministrit të Brendshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

3d9b9df600ba6c58d698a81affac9261

Deputetja e PS, Ermonela Felaj tha se protestat e zhvilluara ditët e fundit në vend janë të organizuara dhe frymëzuara nga opozita.

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Besard Jacaj, kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se këto protesta tentojnë vetëm të nxisin dhunë dhe kaos.

Në lidhje me sigurinë kombëtare, Felaj tha se ajo nuk është cënuar, por po tentohet të prishet rendi dhe siguria në vend.

“Nuk është cënuar siguria kombëtare, nuk kam asnjë informacion të tillë. Por protestat e dhunshme, gjoja në emër të Klodjanit janë veprime që cënojnë rendin dhe sigurinë publike. Nëse kjo protestë nuk do ishte shoqëruar me dhunë, unë s’do të kisha çfarë të flisja, por në fakt protesta nuk është për Klodjanin, por janë të organizuar nga PD dhe LSI. Mjetet piroteknike dhe molotovët nuk janë në shitje të lirë dhe ju siguroj që kjo është e organizuar dhe menduar me qëllim të qartë të krijimit të kaosit dhe rrëmujës. Aty nuk ka shoqëri civile dhe aktivistë, por përfaqësues të partive politike të PD dhe LSI dhe dje janë paraqitur me figurë. Ata janë frymëzuesit dhe organizatorët. Berisha del e bën çdo ditë thirrje  për dhunë në rrjete sociale dhe u drejtohet 17 apo 18-vjeçarëve. Ai funksionon vetëm aty ku ka dhunë, gjak e kaos”, tha Felaj.

Nëse do ta pranonte rolin e Ministrit të  Brendshëm nëse do i ofrohej, Felaj u shpreh se “jam anëtare e PS dhe do të jap çdo lloj kontributi që mundem dhe më kërkohet”.

Më shumë

spot_img