Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

LSI në fushatë, Monika Kryemadhi me videomesazh: Do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, do mbështesim energjinë e gjelbër, ne e mbajmë fjalën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5e498191e7c79f4b3a61bb5fbdec4cfd

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi përmes një video-mesazhi, ka prezantuar disa pika kryesore të planit të partisë që ajo drejton, në lidhje me ndotjen e mjedisit.

Ajo shprehet se LSI do të kthejë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm.

Ndër të tjera kryetarja e LSI-së thotë se do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak.

“Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike, me fushat, detin e ajrin si askush tjetër.

Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin.

Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm.

Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak.

Do të reformojmë standartet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët.

Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën! Shqipëria shtëpia jua,” shprehet kryemadhi.

Më shumë

spot_img
spot_img