Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LSI në deklaratë: I kemi kërkuar KQZ pamjet filmike të qendrave të votimit, ka shkelje të rënda, prej 10 ditësh ata nuk i kanë as vetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja Silva Caka, në një deklaratë zyrtare nga LSI-ja është shprehur se ata kanë prej ditësh nga KQZ-ja pamjet filmike të disa qendrash votimi, por nuk i kanë marrë ende në administrim.

“Jemi në këtë konferencë për t’ju bërë me dije se prej disa ditësh i kemi kërkuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit për disa KZAZ, ku janë vërejtur shkelje të rënda, të cilat kanë të bëjnë me tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Duam të përmendim faktin se ka patur vonesa në vendosjen në dispozicion të pamjeve filmike për KZAZ-të nr. 66 në Berat, 25 në Shijak dhe 70 në Maliq”, tha Caka.

Sipas Cakës, për një prej KZAZ-ve të Elbasanit KQZ-JA nuk i ka as vetë pamjet filmike që kërkon LSI-ja.

“Akoma dhe më shumë rëndohet situata për KZAZ-në numër 47 të Elbasanit, ku edhe sot që flasim, 10 ditë pas procesit zgjedhor, ende nuk na janë vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit. Madje, në informacionet tona edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ende nuk është pajisur me këto pamje filmike”, tha Caka, duke i bërë thirrje SPAK të nisë hetimet.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img