Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

LSI ‘ndez motorët’ e fushatës, çfarë u tha dje për Lefter Kokën në mbledhjen e KDK (Kërkesat e Monika Kryemadhit për grupet e punës)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Diten e djeshme rreth pasdites partia e dytë më e madhe ne opozitë Lëvizja Socialiste për Integrim, mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtare që është organi më i lartë zyrtar i kësaj partie.

albsig

spring

Sipas burimeve të newsbomb.al, gjatë mbledhjes u diskutua situata dhe menyra se si do vazhdojë rezistenca e opozitës së bashkuar.

“Kushdo qe nuk i bindet shumicës ka përjashtuar veten”- tha gjatë fjalës që mbajti Monika Kryemadhi, kur u pyet nga kordinatoret, per deputetin Lefter Koka i cili nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin. “Ne nuk përjashtojmë askënd por kush nuk i bindet vullnetit te shumicës përjashton veten” shtoj më tej kreu i LSI duke lënë një derë hapur rebelit të partisë që nuk ju bashkua vendimit të partisë raporton gazetari ynë Endri Mema.

Grupeve të punës iu dhanë udhëzime që të përgatiten për zgjedhje vendore dhe ato parlamentare. Ndërkaq u miratua ngritja e grupeve të punës për cdo qark dhe këto struktura pune do kordinojne punën e degëve né çdo bashki   në bashkëpunim edhe me srukturat e PD.

Urdhri ishte i qartë, bashkëpunim me grupet dhe kordinatorët e PD në të gjitha nivelet e përfaqësive. Ndërkohë që u njoftua në KDK se përfaqësia e LSI në ditët në vijim do qartësojnë edhe pozitat e kësaj partie në lidhje me ndarjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore duke dalë me kandidatë të përbashkët në ato qarqe ku LSI në zgjedhjet e fundit ka qenë përpara Partisë Demokratike me vota.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img