Hapësire reklamuese

Politikë

LSI mbush 15 vjeç, ish-deputetja ftesë publike: Na u bashkoni në...

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizja Socialiste për Integrim feston 15 vjetorin e krijimit.

Për këtë rast kjo forcë politike do të zhvillojë një mbledhje, të cilësuar si solemne. Lajmin e bën me dije ish-deputetja Floida Kërpaçi, ndërsa bën edhe ftesë publike.

"Lëvizja Socialiste për Integrim u themelua 15 vite më parë, më 6 shtator 2004.

Në nder të këtij përvjetori jubilar, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të jemi së bashku në mbledhjen solemne dedikuar kësaj ngjarjeje, e cila do të mbahet më 6 shtator 2019, ora 18:30, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve", shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

lsii.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll