Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

LSI kallëzon penalisht 3 kryetarë bashkie: Kanë punësuar në administratë subjekte të OFL-së për t’i ndihmuar në fushatë (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar penalisht në SPAK Sotiraq Filon, kryetari i Bashkisë së Korçës, Gëzim Topçiu, kryetari i Bashkisë së Maliqit, Eduard Duro, kryetari i Bashkisë së Devollit, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ ‘përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore’.

Sipas LSI-së, këta kryetarë të frymëzuar nga Niko Peleshi kanë emëruar në administratën publike në mënyrë të paligjshme disa persona, në këmbim të votës.

Më tej thuhet se në kundërshtim me ligjin, këta drejtues kanë emëruar në funksionet publike pjesëtarë të krimit të organizuar dhe subjekte të OFL-së.

Njoftimi i plotë:

Jemi në këtë komunikim me mediat për të kallëzuar penalisht Sotiraq Filon, kryetari i Bashkisë së Korçës, Gëzim Topçiu, kryetari i Bashkisë së Maliqit, Eduard Duro, kryetari i Bashkisë së Devollit, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ ‘përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore’. Kallëzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ose ndryshe SPAK.

Këta drejtues institucionesh, të frymëzuar në mënyrë të paligjshme nga Niko Peleshi kanë emëruar shtetas në kundërshtim me ligjin, përdorin administratën publike në funksion të kandidatit të rilindjes në Korçë dhe të gjithë infrastrukturën e Bashkisë.

Në kundërshtim me ligjin, këta drejtues kanë emëruar në funksionet publike pjesëtarë të krimit të organizuar dhe subjekte të OFL-së.

Niko Peleshi dhe ushtarët e tij po përdorin Operacionin ‘Forca e Ligjit’ në funksionin e tij personal. Individë me rekorde kriminale, subjekte të OFL-së, kanë ofruar mbështetje personale, por jo vetëm kaq, për shërbimin që do të japin në fushatë, i ka emëruar edhe në funksione publike.

Po ja bëj të qartë Niko Peleshit, Sotiraq Filos, Gëzim Topçiut, Eduard Duros që do më kenë përballë me fakte konkrete dhe të pa tjetërsuara, për t’ia bërë të qartë çdo qytetari të Korçës që administrata publike në Korçë nuk është në shërbimin e qytetarëve, por në interesin personal të Niko Peleshit.  

Për të rinjtë dhe të rejat e Korçës nuk ka vende pune, sepse Niko Peleshi me bandën e tij i ka zënë me individë subjekte të OFL-së dhe të krimit të organizuar.

Ndaj të dashur qytetarë, 25 Prilli është një ditë shumë e rëndësishme për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga kjo politikë e vjetër, e interesit personal, e shantazhit ndaj qytetarëve dhe të administratës publike.

Korça ka nevojë për një frymë të re. Korça ka nevojë për të zgjedhur në Parlament individë që janë në shërbim të komunitetit   dhe jo në shërbimin personal të Niko Peleshit.

Më 25 Prill ju ftoj të votoni numrin 6, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Numri 6 është numri i shpresës dhe i mundësive të punësimit dhe mbështetjes së rinisë korçare.

2 10
1 10
4 4
3 5

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img