Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

LSI kallëzon në SPAK ministrin Niko Peleshi dhe disa zyrtarë të tjerë, akuzohen për “Shpërdorim detyre”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzon në SPAK ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, dhe e akuzon atë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Bashkë me Peleshin, në Prokurorinë Speciale janë kallëzuar dhe disa persona të tjerë që mbajnë funksione publike në Korçë.

Kallëzimi është depozituar sot në SPAK nga sekretari i LSI Endrit Braimllari, njëherësh kandidat për deputet në 25 prill, në Korçë.

Sekretari i LSI ka kallëzuar penalisht edhe Petrika Tollkuçin, drejtori i FSDKSH Korçë, Ilir Bajlozi, drejtor I Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë dhe Artur Qeramixhi, drejtor I OSHEE Korçë.

Sipas Braimllarit dhe asaj që citohet në kallëzim, të lartëpërmendurit bahskë me Niko Peleshin, kanë lënë postet publike që mbajën dhe po bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, duke ngarkuar dhe punonjësit e tyre me detyra politike.

“Në fakt të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin e depozituar në SPAK.

171709211 278916847097729 8524758833036902222 n
171097589 1158618667916365 7888137209997367503 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img