Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

‘LSI ka shumë PROBLEME me SHITBLERJEN e votave’, Vasili i përgjigjet Hajdarit: Publikon RAPORTET e OSBE-ODIHR

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari kritikoi aleancën PD-LSI, pak më parë në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, teksa tha se e ka shumë të vështirë të luftojë krah tyre.

albsig

spring

‘E kam shumë të vështirë të luftoj krah LSI-së, është çështje parimore për mua. Dhe nëse hap raportet e OSBE-së është një parti që ka shumë probleme në këtë drejtim, në shit-blerjen e votës’, u shpreh deputetja, ndërkohë që për këtë ka reaguar ish-deputeti i LSI Petrit Vasili.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili ka publikuar raportet e OSBE -ODIHR, ndërkohë që pretendon se LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës.

Reagimi i plotë i Vasilit:

LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votes ne zgjedhjet e 2017,vetem PS kishte zero pretendim!!

Kryeministri i prodhuar me votat e krimineleve ne 2017 nuk pati asnje pretendim per zgjedhjet dhe shitblerjen e votes sepse ishte frymezuesi dhe perfituesi i vetem i saj.

Meqenese ky i inkriminuar gjer ne fyt, ka dale dhe llap lart e poshte per zgjedhjet e 2017,po i kujtoj atij dhe te gjitheve si ai, produkte po njelloj te parave kriminale, se cfare thote OSBE-ODIHR ne Raportin Final per zgjedhjet politike qershor 2017.

Pas kesaj ftoj cdo personazh vendas apo te huaj te mbylle gojen dhe te mos lodhen me tej me alibine e zgjedhjeve te shkaterruara te 2017,ku LSI dhe PD u rane kembanave te alarmit per kriminalizimin dhe shitblerjen e votes dhe ku vetem e vetem PS ishte e “lumtur” me ato fare zgjedhjesh.
Lexoni ç’thote raporti i OSBE -ODIHR:

“Gjatë fushatës, pati aludime të përhapura gjerësisht për blerje të votës.
Pas ditës së zgjedhjeve, si 
PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte 
ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës. 
Të dyja këto parti treguan disa 
raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim 
ligjor kundër rezultateve. 
Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e
blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i 
drogës. 
Nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një 
fushate për ndërgjegjësimin qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e 
besimit te procesi zgjedhor. Partitë politike mund të ndërmarrin një angazhim konkret dhe të 
mirëfilltë për të luftuar praktikat e blerjes së votës. Gjithashtu, një refuzim publik nga ana e 
politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me të kaluar kriminale do të 
ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img