Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

LSI jep sinjalin e parë të ndarjes nga Edi Rama: PS na sheh si armiq, policia të ketë kujdes, nuk ka të fortë me Ilir Metën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë sot sinjalin më të fortë për një ndarje me Partinë Socialiste, me të cilën janë prej katër vitesh në koalicion.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, pjesë e LSI-së, ka lëshuar nga studio e “Ora News” disa akuza shumë të forta për aleatin e madh. Ai ka theksuar se Edi Rama dhe PS shohin sot si armikun kryesor LSI-në dhe jo Partinë Demokratike, dhe sipas tij, kjo vihet re qartë në bashkinë e Durrësit. Ministri paralajmëroi PS-në për persionet që po bën ndaj simpatizantëve të LSI-së, duke thënë se kjo nuk mund të funksionojë me Ilir Metën.

Koka paralajmëroi edhe “të fortët”, që në bashkëpunim me eksponentë të policisë së shtetit, mund të tentojnë të manipulojnë zgjedhjet, duke thënë se në Shqipëri nuk ekzistojnë më nga ky grup.

Ai ka akuzuar kryebashkiakun Vangjush Dakon për nxitje të strukturave kundër LSI-së, ndërsa theksoi se kryebashkiake e Durrësit duhet të ishte zgjedhur Grida Duma.

“Është e vërtetë, tensionet në një koalicion ndoshta janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose të premtimit nga njëra palë. Ajo që sot evidentohet është ku unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit ku shoh shumë nga strukturat e larta të PS ku lajkmotivi i tyre me sipmatizantë të tyre është një dhe i vetëm: Nuk kemi kundërshtarë PD por LSI. Kjo nuk i shërben as të tashmes dhe as të ardhmes. Unë nuk mendoj që është kryetari i PS ose kryeministri që nxit të tillë komunikim me strukturat, me simpatizantë të PS, por eksponentë të caktuar ku kanë kërkuar ti involvojnë dhe punonjës të policisë dhe kjo është akoma më e rëndë ku rrezikon të sjellë destabilitet dhe rrezikon të kemi zgjedhje jo me standarde. Është një gjë për të thënë, se ky presion ndaj simpatizantëve të LSI në Durrës ndoshta mund të funksiononte nëse kreu i tyre do ishte Oerd Bylykbashi, ose Basha, por nuk funksionon me Lefter Kokën dhe as me Ilir Metën. Do të kërkoja t’i bëja thirrje në fakt eksponentëve të policisë së shtetit mos ikin në drejtim të paduhur, drejtimi i duhur është të ruajnë rendin. Po shohim këtë fenomen të rëndë, ku po bëhemi gazi i Europës me sasinë e kanabisit të mbjellë në territor dhe këto fenomene kanë bërë që të ketë pasur edhe reaksione, siç ishte ai i zotit Manjani. Detyra e policisë është të parandalojë një krim dhe jo më mos jetë në gjendje të parandalojë dot rritjen e një bime. Policia duhet të tregohet e kujdesshme dhe të mos bëhen tutor të disa “të fortëve” pasi sot nuk ka ‘të fortë’. Do të mbajnë përgjegjësi ata eksponentë të policisë së shtetit që janë bërë bashkëpunëtor me kultivuesit e lëndës narkotike” , ka thënë ministri i LSI në qeverinë e Edi Ramës.

Më tej Koka ka shtuar: “Nëse shikon Vangjush Dakon, në struktura ai thotë lëreni PD-në se kundërshtare kemi LSI-në, atëherë gjithçka ka marrë fund. Shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI nuk duhet të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar. Jemi të prirur drejt tolerancës, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe më shumë tolerantë. Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të mbahen. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tejskajshme. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako.”

Ai theksoi se LSI është sot një forcë serioze dhe me të gjitha kapacitetet për të vetqeverisur vendin. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img