Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

LSI-ja miting në Lungomaren e bërë nga Rama, Monika Kryemadhi shfaqet krah Luan Ramës: Jemi parti zemrash, jo emrash

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Socialiste për Integrim është duke mbajtur një miting në qytetin e Vlorës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në Lungomaren e bërë nga Qeveria Rama dhe e sulmuar nga opozita.

Për të shuar zërat për “përplasje” të Luan Ramës me drejtuesit e lartë të LSI, vetë kryetarja Monika Kryemadhi ka “zbarkuar” sot në Vlorë për të shprehur mbështetjen për drejtuesin politik të forcës politike që ajo drejton, në qytetin bregdetar.

Për sulmet ndaj LSI, Luan Rama tha se nuk do ia dalin dot sepse ajo “është parti emrash, parti zemrash”. Ai bëri thirrje që të gjithë vlonjatët të votojnë numrin 6 në zgjedhje.

“Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ja kanë dalë e nuk do ja dalin. LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash. Është partia e zemrave të rinisë shqiptare. Është paria e guiximit, e besimit, e lëvizjes që do ta çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit europian”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, dje Monika Kryemadhi bërë një deklaratë pakësa të çuditshme. Për takimet e Metës në Vlorë, ajo tha se ai po i prish punë strukturave të LSI. “…mendoj që stafi i tij nuk ka eksperiencë politike ose ka eksperiencë me presidentë të tjerë”, tha Kryemadhi dje.

Por mesa duket zërat për “krisje” mes Luan Ramës dhe zyrtarëve të LSI nuk përfshijnë Monika Kryemadhin, e cila shkon për herë të dytë në Vlorë për të rikonfirmuar mbështetjen për drejtuesin politik atje.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img