Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LSI-ja ankimoi në KQZ rezultatet e 25 prillit, s’ndalet Kryemadhi: Do të vazhdojmë me radhë, e vërteta qëndron brenda kutive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shkruan se grupi i  juristëve të angazhuar pranë LSI dorëzoi sot në KQZ ankimimet e para për procesin zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kryemadhi thotë se në të njëjtën mënyrë do të vazhdojnë me radhë për të gjitha problematikat e evidentuara gjatë zgjedhjeve, derisa të zbardhet e vërteta.

“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë”, shkruan Kryemadhi.

183250993 3895677000485759 3865784821656169065 n

Kujtojmë se, sot LSI ankimoi në KQZ rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit, duke kërkuar që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Gjirokastër dhe në Dropull.  Përmes këtij ankimimi kjo forcë politike kërkon që rezultati të shpallet i pavlefshëm sepse pretendon se ka pasur manipulim të votave.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img