Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

LSI forcë e tretë? Vasili: Do të bënim denoncim, por s’deshëm vetë. Tregon nëse do të dekretojë Meta qeverinë e re

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i LSI Petrit Vasili duket se tashmë ka pranuar hapur humbjen e zgjedhjeve 2017 dhe renditjen e saj si forcë e tretë në rang vendi.

Në një dalje për mediat, Vasili u është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me rezultatin e deritanishëm, ku LSI ka fituar 19 deputetë, apo paralajëmrimin e Ilir Metës president se nuk do të dekrtetojë as një ministër apo kryeministër nëse konstatohen se zgjedhjet do të vidhen.

A e pranon LSI rezultatin e deritanishëm?

Është për të denoncuar shëmtinë e këtyre zgjedhjeve  sa i takon strategjisë së terrorit, parave të pista që janë ushtruar, por nuk deshëm ta bënim ditën e zgjedhjeve për të mos shtuar shqetësimin e qytetarëve e për ti lënë të qetë për të votuar, ndërsa në terren ekzistonte një tension që bëhet me bashkëautorë policinë e shtetit.

LSI ka marrë deri tani 19 mandate, si e shikoni?

Në një klimë tjetër, në zgjedhje normale rezultati do kishte qënë më i lartë, nuk ka asnjë shqetësim. Por me së fundmi vendi ka një zë të vërtetë, vendi ka parë qeverisje të dështuara e korruptuara, në një nacionalsocializëm që po bëhet në Shqipëri. Kjo për mua është një lajm shumë i mirë, gjeja themelore që fitoi Shqipëria në këto zgjedhje, po lejonte drogën e krimin të bënte vend. Tani ka një barrierë që nuk mund ta kalojë dot. 

 

Zoti Meta pati deklaruar se nuk do të dekretonte qeverinë nëse konstatohet se zgjedhjet janë vjedhur, ndërkohë ju thoni se keni dokumente për këtë…

Nuk kam asnjë komunikim për këtë ceshtje. Meta merr detyrën në 24 korrik, pas marrjes së detyrës mund ta pyesni për këtë ceshtje.

Më shumë

spot_img