Hapësire reklamuese

Aktualitet

LSI forcë e parë në Gjirokastër, shkëputet me 1160 vota nga PS

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizja Socialiste për Integrim në Gjirokastër nuk ka arritur që me kandidaten e Aleancës për Shqipërinë evropiane të marrë bashkinë e këtij qyteti, por të renditet edhe forcë e parë në shkallë qarku. 

Sapo janë mbyllur numërimet për këshilltarët dhe LSI ka arritur të marrë 22.1 përëind të votave, ndërkohë që PS ka arritur të marrë 20.2 përqind të votave. Diferenca mes LSI dhe PS në këtë qark është prej 1160 votave.

E ndërkohë që PS klasifikohet si forcë e dytë në Gjirokastër, PD është renditur forcë e tretë me 15.57 përqind të votave, ndërsa votat e tjera u janë shpërndarë partive aleate.

Për LSI në Gjirokastër punon deputeti Vangjel Tavo ndërsa për PS ministri Arben Ahmetaj. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu