Hapësire reklamuese

Aktualitet

LSI dhe PR kërkuan të regjistrohen në zgjedhje, reagon Balla: Qesharake, brenda vitit do kemi një kod të ri zgjedhor

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas dorëzimit të kërkesave të dy partive opozitare LSI-se dhe Partise Republikane, për t'u regjistruar në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Balla tha se heziton të bëjë një koment për opozitën, ndërsa deklaroi se janë të ofruar për dialog vetëm për Reformën në Drejtësi.

Socialisti theksoi se beson se brenda vitit do të kemi një kod të ri zgjedhor.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment i rëndësishëm ku fitoi qytetaria, fitopi ligji, fitoi Kushtetuta e vendit dhe mendoj që mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës dhe do të hezitoja të bëja ndonjë koment lidhur me ato që informoni ju sepse zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar, kanë përfunduar. Të zgjedhurit prej tyre qofshin këta kryetarë të bashkive apo anëtarë të këshillave bashkiakë, kanë marrë detyrën tashmë ose janë duke marrë detyrën edhe në këtë moment që flasim bashkë. Kështu që nuk kam asnjë koment për halle të pazgjidhshme të përfaqësuesve, siç citoni ju të opozitës. Ajo që dua t’ju them është që dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar pikë së pari me opozitën në parlament për të adresuar tërësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe të KiE që lidhen me një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me qëllim që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhor që ka adresuar të gjitha rekomandimet në 3 zgjedhjet e fundit”, deklaroi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu