Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

LSI denoncon: 150 punëtorë turq në Shijak nuk paguhen prej 4 muajsh, strehohen në kushte çnjerëzore

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c306cfc5186255e8a183b1c5ce86e80a

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës ka denoncuar mungesën e pagave për 150 punëtorë turq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë publikuar një video nga një edicion lajmesh në Turqi, ku raportohet gjendja e punëtorëve turq në Shqipëri.

Sipas denoncimit, punëtorët nuk kanë marrë pagat që prej 3-4 muajsh.

“Punëtorë të ardhur nga Turqia si nënkontraktorë për ndërtimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti presin prej muajsh pagat por në këmbim të një pune prej 3 muajsh autoritetet iu ofrojnë vetëm 50 euro, një test COVID, biletën dhe kushte të mjerueshme strehimi”,- shkruhet në denoncim.

Postimi i plotë:

SKANDAL/ 150 punëtorë turq të viktimizuar në Shijak. Skandal shtetëror dhe skandal abuziv me rindërtimin.

“150 punëtorë turq janë viktima në Shqipëri” raporton media turke, një ngjarje kjo e denoncuar edhe nga banorë të Shijakut në qarkun e Durrësit. 150 punëtorë turq të ngujuar në Shijak presin pagat për 3/4 muaj punë të papaguar.

Punëtorë të ardhur nga Turqia si nënkontraktorë për ndërtimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti presin prej muajsh pagat por në këmbim të një pune prej 3 muajsh autoritetet iu ofrojnë vetëm 50 euro, një test COVID, biletën dhe kushte të mjerueshme strehimi.

Shteti nuk ka paguar asgjë pavarësisht lidhjes së kontratës dhe punonjësit kanë mbetur në mes të rrugëve të Shijakut dhe strehohen në kushte çnjerëzore.

Të 150 punëtorët janë pa asnjë dokument leje pune apo siguracion për një proces të tillë për rrjedhojë edhe konsullata turke ngre shpatullat pasi nuk ka si ndërhyn për një proces të paligjshëm për 150 punëtorët turq të papaguar.

Ky është rindërtimi i “rilindjes”.

Ky është shteti i “rilindjes.” Mashtron shqiptarët, mashtron edhe të huajt.

Shtet i papërgjegjshëm, shkelës i ligjit dhe skllavërues jo vetëm për shqiptarët por edhe shtetasit e huaj.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ministri Ahmetaj, dhe autoritetet përkatëse duhet të japin shpjegime për sa më poshtë:

1- A është transparente kontrata e lidhur me kompaninë Pepa dhe Dimar? Ku është e afishuar si kontratë?

2- Nëse nënkontraktorët janë nga shtete të huaja a kanë detyrimin t’i pajisin me dokumenta specialistët dhe në rast mospagesash kush garanton? Po në rast aksidentesh?

3 – Në kohën kur qindra firma shqiptare janë në sfidën e mbijetesës, dhe papunësia në vend është e madhe, cila është aresyeja që përdoren 150 punonjës të huaj dhe pa dokumente pune? Ka të bëjë me evazion dhe fshehje bilanci pagesash?

Kjo është fytyra e vërtetë e “rilindjes.” Ky është menaxhimi që qeveria po i bën rindërtimit. Kjo është e turpshme dhe çnjerëzore

Mos besoni propagandën e ‘rilindjes.” Fytyra e saj e vërtetë është gënjeshtra, paligjshmëria dhe shfrytëzimi.

Ndaj më 25 prill duhet dhe do t’i japim fund përgjithmonë këtij sekti korruptiv, të turpshëm dhe të papërgjegjshëm. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img