Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Durrësit, kërkon rinumërim të të gjitha KZAZ-ve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve rezultatin në qarkun e Durrësit, duke kërkuar rinumërim në të gjitha KZAZ-të e këtij qarku.

Sipas LSI-së, në kuti janë gjetur edhe fletë votimi pa vulë, fakt ky që bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

“Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë  e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.

Në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës. Është konstatuar mungesa e filmimit me kamera në Qendrën e votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë,” thuhet në kërkesën e LSI.

Kujtojmë se ditën e sotme edhe Partia Demokratike ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, duke kërkuar rivotim.

Më shumë




spot_img








spot_img