Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

LSI ankimoi rezultatin në KQZ për Beratin, Ardit Çela: Mandati është i yni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe drejtuesi politik i Qarkut të Beratit, Ardit Çela, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “mandati është i LSI”.

Ai shkruan se nuk janë thjesht pretendime për parregullsi në zgjedhjet e 25 prillit, por që ka fakte që tregojnë mospërputhjen e fletëve të votimit me numrin e votuesve.

Ndër të tjera Çela shkruan “mandati është i mijëra votuesve të LSI në Berat, që i rezistuan represionit dhe masakrës së kryer nga pushteti i bërë njësh me bandit”.

Këtë postim e ka ndarë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Mandati është i LSI!

Sot paraqitëm pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve – KAS, në KQZ, kërkesën tonë për pavlefshmëri të rezultatit në disa qëndra votimi për shkak të mbushjes së kutive, si edhe rinumërim të mbi 100 QV, ku dukshëm në procesverbalet e KQZ ka deformim të votës në disfavor të LSI, të dala nga kqyrja e pamjeve filmike.

Theksoj se, nuk janë thjesht pretendime, por fakte dhe prova të paraqitura dhe të marra nga procesverbalet e grupeve të numërimit, si edhe nga shënimet e firmosura nga të gjithë anëtarët e komisioneve në ZAZ-të përkatëse përfshirë ata të PS, në librin zyrtar të protokollit të mbajtur nga KZAZ-të.

Mospërputhja e fletëve të votimit, me numrin e votuesve ( mbushje kutish), e bënë rezultatin e atyre QV të pavlefshëm.

Ndërkohë nga kqyrja e pamjeve filmike në mbi 100 qëndra, duket haptazi, mospërputhja e votave të LSI që ndodhen në kuti, me pasqyrimin në procesverbal dhe në sistemin e KQZ. Njëkohësisht duket qartë shtimi i votave për subjektin PS, në raport me çfarë ka realisht.

Në vijim do njiheni edhe me video përkatëse nga procesi i numërimit.

Mandati është i mijëra votuesve të LSI në Berat, që i rezistuan represionit dhe masakrës së kryer nga pushteti i bërë njësh me bandat!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img