Hapësire reklamuese

Politikë

LSI akuzon për tradhti në tre mandate. E ka fjalen për PD dhe Lul Bashën?

Shkruar nga Newsbomb
LSI akuzon për tradhti në tre mandate. E ka fjalen për PD dhe Lul

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për media është shprehur se LSI do të jetë në Parlament  dhe në sheshe.

Kryemadhi tha se do të denoncojë çdo manipulim që i është bërë për tjetërsimin e votës. Ajo akuzoi edhe për tradhti duke thënë se i janë tjetërsuar votat dhe LSI ka humbur mandatet në Durrës, Korçë dhe Berat.

"LSI do të vazhdojë denoncimet për çdo manipulim dhe tjetërsim vote në këtë proces. Iu bëj thirrje numëruesve të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit, vetëm me 139 vota kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për PS, prandaj në Berat, në Durrës, kudo numëruesit dhe komisionerët të numërojnë çdo votë të LSI për kandidatët, të PD për kandidatët dhe të PS. Tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Korçës, Beratit dhe Durrësit.

Mandate që i janë grabitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës. Për 140 vota i hiqet mandati dhe i jepet Edi Ramës, e kuptoni simbolikën. Për 150 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit. Dhe tjetërsohet rezultati në të 100 e sekondit duke i hequr mandatin Ardit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit.

Kjo është tradhëtia më e madhe. Numëruesit tanë, të vazhdojnë betejën deri në fund, jo vetëm për të delegjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI, por edhe për të nxjerrë të gjitha ata vota të pavlefshme që janë numëruar për PS" tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi pati dhe një mesazh për të gjithë mbështetësit e LSI-së. “Djemtë e erreësirës janë më të shpejtë se djemtë e dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Për të gjithë ju që besoni, edhe Jezu Krishtin kur e çuan për ta kryqëzuar kushedi sa herë u rrëzuam, por shkoi u ul në krah të Zotit. Edhe në do të ringrihemi”, përmbylli ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.