Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

LRI organizoi Konventën Kombëtare Zgjedhore në Shkodër: I kemi kthyer shpresën të rinjëve shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cdbbc50a4fd0af7262a402133ab276fd

Lëvizja Rinore për  Integrim organizoi Konventën Kombëtare Zgjedhore në Shkodër. Në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “Migjeni”, qindra të rinj, anëtarë dhe simpatizantë të LRI-së me mjaft entuziazëm, energji dhe besim shprehën mbështetjen e tyre për dy kandidatët që garojnë për kreun e LRI-së.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, dhe deputeti i LSI-së së qarkut Shkodër,  ‎Agron Çela , si edhe përfaqësues të tjerë të LRI-së në këtë qark.

Në fjalën e mbajtur gjatë konventës, deputetja Kejdi Mehmetaj deklaroi se LSI-ja ka ditur që në gjithë këto vite t’i kthejë shpresën të gjithë të rinjve shqiptarë për ta parë veten e tyre si pjesë të Shqipërisë, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, duke i bërë ata që të jenë të përfaqësuar në Parlament dhe në këshillat bashkiake.

Deputeti i LSI-së, Agron Çela u shpreh i emocionuar për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme, ndërsa kujtoi se vite më parë LSI-ja ishte e vogël, por sot ajo është shumë, shumë e madhe. Ai tha se çdo investim apo mbështetje për këta të rinj është e merituar, pasi janë shume aktivë dhe me punën e përkushtimin e tyre kërkojnë një Shqipëri ndryshe.

Kryetari i LRI-së,‎ Endrit Braimllari, u shpreh se Lëvizja Rinore për Integrim tashmë nuk është thjesht vetëm një ekip, por është një projekt afatgjatë i cili ka trashëguar breza.

Kandidatja për Kryetare të LRI-së, Floida Kërpaçi, tha se LRI ka vite që punon dhe nuk ka reshtur së punuari për kauzat e të rinjve dhe kjo falë mbështetjes së madhe që Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë.

“Sot ne kemi një forum të fortë dhe zëplotë. Një vend ku respektohesh dhe të jepen mundësi dhe një vend ku të dëgjohet fjala. Kemi një forum të fortë i cili ka vite që punon dhe nuk ka reshtur së punuari për kauzat e të rinjve dhe kjo falë mbështetjes së madhe që Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim na ka dhënë. Unë jam futur në këtë garë miq me një vizion. Kam një model për drejtimin e këtij forumi rinor politik plot energji. Unë dua që çdo i ri në Shqipëri, çdo e re të ketë mundësi përfaqësimi dhe përkrahje për të ardhmen e tij. E shoh LRI si forca rinore e shtrirë nga Tropoja në Sarandë që mbledh rreth vetes të rinj dhe të reja dhe jep mundësi për t’u shprehur për të qenë politikanë, për të  formësuar të ardhmen e tyre dhe qëndron përkrah çdo të riu për të luftuar çdo sfidë që i del përpara”, tha Kërpaçi.

Kandidati për kryetar të LRI-së, Klevi Pojani në fjalën e tij përpara pjesëmarrësve theksoi garat në LSI kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë një qëllim për të sfiduar vetveten dhe për të përmirësuar.

“Në këtë garë për kreun e LRI-së ndihem besimplotë se përfundimi do të jetë fitorja. Ne jemi në një garë me më të mirët, prandaj nuk stepemi për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar akoma më shumë. Unë kam bindjen që së bashku mund të arrijmë për të themeluar akademinë politike të LRI ku çdo i ri shkodran do të trajnohet për t’u bërë një lider në vizion dhe një politikan i denjë. Ndihem besimplotë  se ne do të arrijmë të krijojmë një lidhje më të ngushtë midis rinisë së Shkodrës me të gjitha degët e tjera në Shqipëri që zëri ynë të bashkohet dhe të bëhet një zë më i fortë”, u shpreh Pojani.

Më pas anëtarët e LRI-së votuan edhe për kryetarin e tyre ku përballë ishin Eduina Ymeri dhe Marko Papleka. Pas procesit të votimit dhe numërimit transparent, Eduina Ymeri u zgjodh kryetare me 136 vota, ndërsa Paplekaj mori 82 vota. 

Më shumë

spot_img
spot_img