Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

LRI maturantëve: Me ndihmën e Ilir Metës çeshtja juaj nuk do jetë më një ngërç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit, ku ka diskutuar në lidhje me Maturën Shtetërore. 

Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, znj. Floida Kërpaçi, Zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, deputetët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Robert Bitri, etj.

Në fjalën e saj në këtë takim, Kryetarja e LRI-së, znj. Floida Kërpaçi theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i mbështes maturantët për t’i dhënë atyre një shans për të ardhmen në Shqipëri.

Sipas Kërpaçit, infrastruktura në shkolla duhet të jetë më e mirë që ofron më shumë përkujdesje për fëmijët.

“LSI do të mbështesë maturantët në mënyrë që t’u ofrojë atyre një shans për një të ardhme të sigurt në Shqipëri. Infrastruktura në shkolla duhet të jetë më e mirë për t’i ofruar fëmijëve një përkujdesje më të mirë, duke filluar që nga sistemet e ngrohjes”,- tha Floida Kërpaçi, duke theksuar se të rinjtë kanë nevojë për një sistem arsimor që ofron shanse të barabarta për të gjithë dhe për një Maturë Shtetërore që jep zgjidhje, e jo ngërçe.

“Ajo që ne po punojmë fort është për një maturë e cila ofron shanse të barabarta, ofron shanset për të gjithë ju. Për Maturën Shtetërore që jep zgjidhje për të gjithë ju e që të jetë ajo e vetmja që të japë më shume shanse e t’ju japë mundësi për të ardhmen tuaj. Ju premtoj dhe ju garantoj që ne si LRI, padiskutim me mbështetjen më të madhe të Ilir Meta dhe të LSI-së, që çështjen e Maturës Shtetërore do ta ndjekim derisa kjo çështje të mos jetë më një ngërç”, – deklaroi Floida Kërpaçi.

Duke folur për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Kryetarja e LRI-së theksoi se “LSI është një parti që kujdeset për njerëzit e thjeshtë. Punon për t’i ofruar atyre një arsim më cilësor dhe punësim të mirëpaguar për rininë”.

Ndërsa, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha se me edukimin nuk bëhet politikë dhe se ëndrra e maturantëve duhet të realizohet sepse ëndrra e tyre është ëndrra e Shqipërisë.

“Të njëjtën gjë kemi ndjekur edhe me studentët, maturantë të vitit të kaluar, të njëjtën gjë ju premtojmë që do ta bëjmë edhe me ju. Jo politikisht, sepse me edukimin nuk behet politikë, por që ëndrra juaj të realizohet sepse ëndrra juaj është ëndrra e Shqipërisë”, – u shpreh Kejdi Mehmetaj.

Gjatë këtij takimi fjalën e mori edhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI,  Erisa Xhixho, i cila u shpreh se procesi i Maturës Shtetërore duhet të jetë transparent dhe mbi bazën e meritokracisë.

“Kemi vite e vite që merremi me kauzën e Maturës Shtetërore, sepse ne besojmë fort që ky proces duhet të jetë transparent, duhet të jetë mbi bazën e meritës dhe kushdo i ri të arrijë në jetë atë që dëshiron, degën dhe profilin për të cilin ka prirje dhe për të cilin mund t’i shërbejë vetes së tij, familjes së tij dhe komunitetin e tij”, – tha Erisa Xhixho.

Më shumë

spot_img