Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lotët e nënës që zihet live me vajzën për 54 metra katrorë shtëpi, vajza: Dua pjesën që më takon. Nëna: Je evlat, unë ku të rri (HISTORI TE TRISHTA SHQIPTARE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d1e2193bdbd3e2cc8fc6bb31c3f2df55

Familjet e varfra shqiptare nuk ngurrojnë të “zihen” as live në television. E diela Shqiptare e Ardit Gjebresë në pjesën “të shihemi në gjyq” me Eni Çobanin, ofron sot sherrin e një nëne të moshuar Donikën, me vajzën e saj Anila, për çështjen e shtëpisë. Bëhet fjalë për një hapësirë 54 metra katrorë, ku nëna dhe dy fëmijët janë në konflikt të hapur.

Nëna, Donika, po sqaron live në TV se me këtë shtëpi ka kaluar një kalvar gjyqesh, madje bashkëshorti i ka vdekur pikërisht për sherrin që ka ndodhur për këtë shtëpi. Vajza, Anila, nuk di gjë për këtë pjesë. Ajo thjesht kërkon pjesën e shtëpisë që i takon nga i ati. Nuk do tia dijë për nënën dhe vuajtjet e saj. Thotë se është me fëmijë vetë dhe pa bashkëshort.

Ndiqni dialogun:

Nëna, zonja Donika: Unë e kuptoj shumë mirë që kërkoni pjesën. Unë pasurinë sdo ta marrë me vete. Mua mos më shqetëso. Më lër në hallin që kam. Kam pasur konflikt gjyqësor.

Vajza: Unë kam 15 vjetë që jam jashtë.

Nëna: Merre shpirtin tim.

Vajza: Hajde shkojmë në noteri. Më jep atë që na takon.

Nëna: 54 metra katrorë e kemi pallatin.

Anila: Jemi katër vetë brenda kësaj hapësire. Gjithmonë kanë diskutuar. Gjithmonë kështu kanë bërë. Unë dua pjesën e babait. Më takon. Më detyrojnë kushtet s’kemi ca të bëjmë. Unë kam 15 vjet unë u lodha.

Nëna: Edhe ti je familja ime. Ça bën kështu moj bijë.

Anila: Jam e ve zonja Eni. Më ka lënë burri vetëm.

Nëna: Ky konflikt ka ndodhur prej kohësh. Përmbarimi më ka nxjerrë jashtë. Burri im ka punuar shofer. Kristaq Karadaku punësoi burrin tim. Dhe vetëm një javë punoi. Dhe burri bëri aksident në nëntor 1999, pa pasojë vdekje. Ra furgoni nuk u dëmtua fare. Nga kqyrja doli që makina ishte dëmtuar pak nga ana e shoferit dhe xhama të thyer. Ky furgon nuk kishte leje qarkullimi dhe as licensë. Pas treditëve komisariati Elbasanit e nxorri burrin dhe I thotë shko puno me furgon. Pronari makinës vjen në shtëpi dhe kërkon lekët e makinës. Në vitin 2000 burri shkon në gjyq. Dhe u detyruam të paguajmë 9 milionë lekë të vjetra të dëmshpërblehet zoti Karadaku. Nuk I dhamë lekë Kristaqit se nuk kishim. Dhe gjykata vendosi të bëjmë përpjestimin e shtëpisë. Dhe vjen eksperti dhe thotë gjysma I takon burrit dhe gjysëm mua. Në 2007 u bë pjestimi i shtëpisë. Del shtëpia në shitje. Dhe si përfundim duhet ta merrte Kristaqi. Por Kristaqi nuk e di pse nuk e mori. Zyra përmbarimit, përmbaruesi Petrit Tabaku na bën një ankand të dytë. Burri merr fletën dhe vete ankohet në gjykatë në padi, pranohet kërkesa. Dhe fillon gjyqi. Gjyqtari I dha të drejtë burrit tim dhe në apel e fituam. Dhe pse u bënë gjyqe përmbarimi sna la rehat. Dhe I thotë do më japësh paratë ose do të nxjerr nga shtëpia. Burri I thotë ik mos më bëj për konflikte të tjera. Ikën përmbaruesi dhe burri më vdiq në zyrat e shtetit dhe I ra ataku në zemër atje te përmbarimi. Ai nuk ka rezistuar dot. Më vdiq burri nga ky maraz. 

emisioni1

emisioni2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img