Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni”, gruaja me aftësi të kufizuara bëhet nënë për herë të dytë

Shkruar nga Newsbomb
Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni”, gruaja

Një grua me aftësi të kufizuara është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo shkruan se dr. Anika dhe dr. Astriti dhe stafit i “Koço Gliozhenit”  janë kujdesur për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë.

“Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë,” shkruan Manastirliu.

140387360_1144987392623976_2926741121122394995_o.jpg139906963_1144987445957304_6899864730346693853_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll