Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Lot dhe debate për inceneratorët/ Dëshmitarja preket në Komision, socialistët kërkojnë të mos flasë sepse ka qenë në SPAK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni hetimor për inceneratorët po mban seancën e radhës edhe këtë të mërkurë. Në listën e personave që do pyeten si dëshmitarë janë 15 zyrtarë të cilët kanë mbajtur poste të caktuara në kompanitë e trajtimit të mbetjeve, si dhe zyrtarë të shtetit që kanë marrë pjesë në prokurim.

Një prej këtyre zyrtareve është Sabina Cenameri – Ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit. Ajo është përgjigjur për disa momente dhe më pas përfaqësuesit socialistë me ndërhyrjen e Eduard Shalsit kanë kërkuar që të mos flasë sepse më parë ka dëshmuar dhe në Prokurorinë Speciale SPAK.

Debatet mes Tabakut dhe Shalsit kanë bërë që në një moment Sabina Cenameri të preket, edhe pse të majtë dhe të djathtë në Komisionin Parlamentar theksuan se, kërkesa që ish-zyrtarja të mos fliste nuk kishte lidhje me të por me procesin. Nënkryetari Arben Pëllumbi tha se ligji parashikonte përgjegjësi edhe për ata nëse vihen në dijeni të informacioneve që Sabrina Cenameri i ka dhënë në SPAK.

“Pas gjendjes emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di ç’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK, nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh”, tha ndër të tjera Shalsi.

Nga ana tjetër demokratët akuzuan kolegët socialistë se po përpiqeshin të bllokonin punimet e Komisionit.

Më shumë


spot_img









spot_img