Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Lorik Cana: Iki nga Lazio nëse nuk hyjmë në Champions League

Shkruar nga Newsbomb

Aventura e Lorik Canës te Lacio është drejt fundit.  Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të rinovojë me klubin roman, ndërsa arsyeja vetëm që mund ta bindë të qëndrojë në Serinë A deri në fund të kontratës është kualifikimi i skuadrës në Champions League, sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për Klan Kosova, Cana ka zbuluar se ky mund të jetë sezoni I fundit me Lacion. Cana ka vendosur se ku do të luajë në fund të karrierës së tij. Pas Francës, Anglisë, Turqisë dhe Italisë mbrojtësi do të provojë dhe Bundesligën gjermane.

Në objektivat e ardhshme të Lorik Canës është dhe kualifikimi i kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro 2016. Sa i përket kombëtares, Cana ka folur edhe në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Beograd, duke u shprehur se shpreson që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të vendosë drejtësi duke i dhënë tri pikët Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese