'Loredana nën hetim për mashtrim', gruaja zvicerane: Më ofroi para, por nuk i mora sepse... (E PLOTË)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:02 05-05-2020 'Loredana nën hetim për mashtrim', gruaja zvicerane: Më ofroi para, por nuk i mora sepse... (E PLOTË)

Vitin e kaluar, çështja e Loredanës dhe Mozzik në lidhje me akuzat për mashtrim në Zvicër bënë shumë bujë në media, pasi Lori përfundoi me pranga në duar.

Reperja e njohur shqiptare u bë pjesë e një skandali ku akuzohej se i kishte vjedhur një çifti zvicerian gati 900 mijë franga së bashku me të vëllanë. Mirëpo çështja ende nuk është mbyllur. Loredana do të dalë sërish në gjyq në muajin qershor për t’u përballur me akuzat e ngritura nga çifti zviceran, të cilat ajo i ka mohuar.

Petra Z. që ka thënë në një intervistë për “20 minuten.ch” se hetimi po vazhdon dhe ajo nuk ka më frikë nga reperja.

“Tani nuk kam më frikë. Më në fund është dikush, avokati ynë, që do kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë. Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i saj më ofroi 200,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF. Por nuk pranova. Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë. Ne e dimë që është situatë e komplikuar. Por pa një vendim gjykate nuk marrim dot paratë. Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë”, deklaroi Petra Z.

"Loredana, të lutem trego të vërtetën tani!”- përfundoi ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Feros, një tjetër reperi shqiptar i vjedhin Instagramin: I publikojnë bisedën me të dashurën (FOTO)
Këngëtarja shqiptare tregon mesazhin romantik që e zgjon çdo mëngjes »
Article Logic
Execution time: 0.020542144775391
array(1) { ["section"]=> string(98) "loredana-nen-hetim-per-mashtrim-gruaja-zvicerane-me-ofroi-para-por-nuk-i-mora-sepse-e-plote-205284" }