Hapësire reklamuese

Showbiz

Loredana konfirmon ndarjen: Unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë

Shkruar nga Newsbomb

Reperja e njohur Loredana Zefi ka konfimruar ndarjen nga partneri i saj, Mozzik.

Prej kohësh në media ka qarkulluar lajmi për një ndarje të mundshme të çiftit. Ndërkohë sot përmes një postimi në rrjetet sociale, Loredana shkruan se ajo dhe Mozzik nuk janë më bashkë.

Këngëtarja thekson se ajo dhe Mozzik do të jenë bashkë vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”, ndërsa kanë vendosur të bëjnë pushim si në biznes ashtu edhe në jetën private.

“Për të gjithë fansat e mi! Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Ne të dy vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes si në jetën private. Kjo gjë për mua do të thotë ndryshim i madh si në anën profesionale ashtu edhe atë private. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur bashkë do të jemi vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen gjejmë përsëri njëri-tjetrin. “Tani e në vazhdim jam një nënë beqare, gjë e cila më bën më të fortë”, shkruan ndër të tjerash Loredana në postimin e saj në gjuhën gjermane.

Screenshot_6.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll