Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Lopa braktis fermën për të jetuar në liri me bizonët

spot_img

Lajme të ngjashëm

0f867fd8265f91140ba4af486bf36296

Një lopë e zbutur ka vendosur t’i japë kuptim të ri jetës së saj duke braktisur fermën për t’iu bashkuar tufës së egër të bizonëve që prej vjeshtës së shkuar.

Lopa u arratis në Poloni dhe për herë të fundit është parë duke shëtitur me rreth 50 bizonë pranë kufirit me Bjellorusinë.

Mirëpo përveç historisë humoristike të “lopës rebele”, eskpertët ngrenë alarmin dhe thonë se ajo duhet të kapet sa më parë.

Orintologu polak Adam Zbyryt tregon sesi e vuri re lopën.

“Nuk është e pazakontë që të shohësh bizonë në këto anë. Por një kafshë mes tyre më tërhoqi vëmendjen pasi ishte ngjyrë kafe e hapur, ndryshe nga të tjerat”.

Ai thotë se lopa mund të jetë rrezik për të dyja speciet.

Nëse lopa mbetet shtatzënë nga bizonët, mund të lindë një hibrid që do t’i shkaktojë ngordhjen, për shkak se do jetë shumë herë më i madh se një viç normal, shkruan newsbomb.al.

Poashtu hibridi mund të kontaminojë gjenet e popullsisë të bizonëve që janë specie në zhdukjen në Poloni.

et3et34t4t.jpg

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img