Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

LONDRA homazh myslimanëve shqiptarë: Shpëtuan çifutët në LIIB, ambasadori shqiptar do referojë para deputetëve

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori shqiptar në Londër Qirjako Qirko do të dalë përpara bordit të deputetëve të Britanisë në 17 shkurt për t’u treguar për historinë e muslimanëve shqiptarë që kanë shpëtuar çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Historia ka zënë një vend të dukshëm në mediat online në Britani edhe për faktin se fillimisht kjo ceremoni ishte planifikuar të zhvillohej në Qendrën Islamike të Mirëkuptimit në Londër. Por qendra, pasi e kishte konfirmuar takimin, e ka anulluar atë pas presionit të myslimanëve rreth bashkëpunimit me një institucion izraelit.

Fondacioni britanik Yad Vashem (Yad Vashem është një memorial kushtuar çifutëve të vrarë nga nazistët gjatë LIIB) nën titullin “Të duash fqinjin tënd” do të promovojë rolin e myslimanëve shqiptarë për të shpëtuar çifutët gjatë holokaustit. Presidentja e bordit të deputetëve Marie van der Zyl tha të hënën në një deklaratë: “Kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme që kujton heroizmin e shqiptarëve myslimane që shpëtuan çifutët gjatë holokaustit. Dimë shumë pak për këtë histori, të cilën do ta ndajmë me deputetët tanë, që mund të marrin këto histori e ti tregojnë tek komunitetet e tyre në vend. Këto akte heroike janë një model sesi myslimanët dhe çifutët duhet të bashkëjetojnë sot, duke ndryshuar antisemitizmin dhe urrejtjen antimylismane”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese