Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur sot nga gazetarët për festat që po zhvillohen në vend në prag të festave. Duke qenë se lokalet dhe baret kanë qenë plot këto ditë, Manastirliu tha se institucionet janë në terren, por dhe qytetarët duhet të jenë vetë të ndërgjegjshëm.
"Zbatimi i masave është një sfidë për të gjithë. Është përgjegjësi e institucioneve dhe individuale. Të gjithë bashkë të shtojmë forcat për këto masa të vendosura nga Komiteti. Deri në orën 23.00 kontrollohen nga ISHSH dhe pas kësaj ore nga Policia e Shtetit", tha ministrja.
Pjesë nga fjala e Ogerta Manastirliut:
Protokollet përcaktojnë masën dhe kapacitete që duhet të kenë baret dhe restorantet. ISHSH në të gjithë funksionet që ka, bën inspektimet e nevojshme. Lufta me pandeminë është një luftë që i përket të gjithëve. Përgjegjësia qytetare dhe individuale duhet të rritet akoma më shumë.
Ne mund të mendojmë që Covid ka ikur por në fakt ai nuk ka ikur, por transformohet në variante të reja. Nga data 4 janar hyn në fuqi green pass në administratën publike. Hyrja në institucione do jetë me certifikatën e vaksinimit, me certifikatën e shërimit apo nëpërmjet testit që tregon që nuk je i infektuar. Duhet bërë çdo 5 ditë dhe kontrollohet nga strukturat tona.
Zbatimi i masave është një sfidë për të gjithë. Është përgjegjësi e institucioneve dhe individuale. Të gjithë bashkë të shtojmë forcat për këto masa të vendosura nga Komiteti. Deri në orën 23.00 kontrollohen nga ISHSH dhe pas kësaj ore nga Policia e SHtetit.