Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Lokalet e bukura i kishin zaptuar serbët”, Mihrije Braha dhe Naim Abazi rrëfejnë të pathënat e dasmës: Ceremoninë e bëmë në një klub futbolli

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mihrije Braha e Naim Abazi janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Ata kanë rrëfyer në “Klan tv” se cili është çelësi i suksesit të martesës së tyre prej 29 vitesh. 

Çifti ka treguar për disa momente të pathëna më herët nga dasma e tyre, ku Naimi tha se ceremoninë e dasmës e kishin bërë në një klub futbolli, pasi “lokalet e bukura i kishin zaptuar serbët”.

“I vetmi siklet ka qenë lokali ku e kemi organizuar sepse ishte një periudhë kur serbët i kishin zabtuar të gjitha lokalet e bukura dhe e bëmë në një klub futbolli Flamurtari dhe çdo gjë e zbukuruam me mundësitë tona, por numri i dasmorëve ishte shumë i madh dhe kur vallëzohej kishte shumë dendësi brenda dhe ishte një lloj sikleti. Një siklet tjetër ishte si po funksionon grupi muzikor sepse ne kryesonim grupin, pastaj ne kishim bërë të gjitha përgatitjet që dasma të ishte tradicionale, por me shumë elemente që i kishim marrë nga Europa dhe Amerika dhe e kishim përgatitur se si do futeshin vajzat dhe djemtë e rinj me trëndafila etj, gjëra që bëheshin për herë të parë në Prishtinë dhe ishte gjithmonë ai shqetësimi a do të bëhet ashtu siç i kishim përgatitur neve.Në anën tjetër që ndodhte ndoshta për herë të parë në dasmë”, tregoi Naim Abazi.

Ndërsa Mihrije tha se në dasmën e tyre ata të dy kishin kënduar disa këngë, të cilin e përshkroi si një nga momentet më interesante dhe të bukura të ceremonisë.

“Po kënduam disa këngë bashkë. Thanë kemi qejf të dëgjojmë nusen dhe dhëndrin duke kunguar. Unë u hutova, ishte dhe momenti që nusja duhet të mbante dhe pak atë qëndrimin edhe s’kisha dëgjuar asnjëherë dhe dëgjova si nuse e dëgjueshme dhe këndova me Naimin. Ka qenë ndër pikat shumë interesante dhe shumë të dashura gjatë gjithë ceremonisë sonë. Kur kemi parë videon na pëlqente shumë vetja dhe ishte kujtim shumë i bukur”, u shpreh Mihrije Braha.

Më shumë

spot_img
spot_img