Hapësire reklamuese

Bota

Lojtari rezultoi i infektuar nga koronavirusi, ekipi Italian futet i gjithi në karantinë

Shkruar nga Newsbomb

Pasi një nga lojtarët e ekipit rezultoi i infektuar nga koronavirusi, e gjithë pjesa tjetër e ekipit u fut në karantinë nga frika e koronavirusit.

Bëhet fjalë për ekipin e Pianese, me qendër në Piancastagnaio (Siena), e cila luan në grupin A të serisë C italiane.

Vendimi për të karantinuar ekipin u mor nga autoritetet e shëndetësisë.

Lojtarit të infektuar iu zbulua virusi në një hotel në Alessandria, ku ishte në grumbullim me ekipin, pasi të nesërmen do të luanin ndeshjen e kampionatit.

Ai nuk luajti pasi kishte ethe dhe temperaturë, ndërsa shkoi në shtëpi, kurse ekipi u kthye në Piancastagnaio.

Në orët e para të mëngjesit ai u shtrua në spital, ndërsa pas analizave rezultoi se ishte infektuar me koronavirus, duke u mbyllur në izolim.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu