Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Lojra fati të paligjshme dhe shpërndarje droge, arrestohen 8 persona në Durrës dhe shpallen në kërkim dy të tjerë (Detaje)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia gjatë kontrolleve të kryera ka arrestuar 8 persona ndërsa ka shpallur në këkrim 2 të tjerë.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Është shpallur në kërkim shetasi A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet basteve sportive me anë të aparateve celular, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr.1 Durrës.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe disa persona tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla. 

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve të mënyrë të parregullt”, shtetasi K. R., 26 vjeç dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, në fshatin Rinia, Durrës, duke udhëtuar me një motoçikletë. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të Policisë.

Pas ndalimit të tyre rezultoi se shtetasi K. R. drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasit E. V., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur 2 raste të ushtrimit të lotarive të palejuara, në Durrës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 23 vjeç, si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet basteve sportive me anë të aparateve celular, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr.1 Durrës.

•K. N., 23 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. N., 49 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tyre, në lagjen nr.8. Durrës, u konstatuan duke organizuar lotari të palejuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img