Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, Kryeministri Rama u dorëzon Famurin Kombëtar sportistëve para nisjes: Përgatitja më e mirë se çdo herë tjetër, kemi hartuar plani të ri për sportin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar flamurin kombëtar sportistëve shqiptarë që dop të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ceremonia u mbajt në Pallatin e Brigadave, ndërsa Rama në fjalën e tij u shpreh se këtë herë përgatitja e sportistëve është shumë më e mirë, teksa shtoi se qeveria ka përgatitur një plan të ri për sportin.

“Është viti i Olimpiadës dhe patjetër është një emocion i veçantë për pjesëmarrësit. Siç e ka thënë dhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishmja është të marrësh pjesë. Më vjen mirë që në këtë vigjilje jo të lehtë të Olimpiadës së Tokios, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë, është bërë një përgatitje ndjeshëm më e mirë se sa çdo herë tjetër. Kjo i dedikohet kryetarit të Komitetit Olipmik, i cili e jeton sportin me një pasion dhe ambicie që e ka karakterizuar në moshë të re, ku ishte kampion kombëtar për vite të tëra. Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë të jemi pranë Komitetet Olimpik dhe pranë këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës, është bërë e mundur një trajtim dinjitoz i të gjithë anëtarëve të këtij misioni. Edhe pse nuk diskutohet se e mira s’ka fund. Kemi plotë gjëra për të përmirësuar. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik, pasi nuk kemi arritur dot për vite të tëra që ta motivojmë komitetin për të qenë në lartësinë e vetë.

Misioni i tij është që t’i qëndrojë pranë sportistëve elitarë. Misioni themelor i këtij komiteti është krijimi i lëvizjes olimpike. S’mund të ketë lëvizje olimpike pa ngërthyer të energjive dhe forcave, mes qeverisë dhe bashkive. Duke nisur nga fëmijët, gjimnazet dhe me universitetet. Ne jemi të dëshiruar dhe të motivuar që t’i japim një shtytje të re lëvizjes sportive në shkolla, që është në fazë embrionale pas ndërprerjes së saj në dekada. Njëkohësisht mendoj se kanë krijuar kushtet që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re që të nisë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë përtej përpjekjeve që bën qeveria, varet në një masë të konsiderueshme nga Komiteti Olimpik. Ne do të ulemi së bashku me Komitetin pas lojërave, për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri për mandatin e tretë lidhur me sportin. Prioritet i prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, universitet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë që ka në komitet dhe përtej nga drejtuesit e federatave, për të nisur një rrugëtim të përbashkët, që të ngremë lëvizjen olimpike në një nivel tjetër”, tha Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img