Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

‘Loja e mandateve’, Boçi- Ramës: U dogjën që të ndezin zjarrin e shpresës për drejtësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

38f900a47e9083bf062775de3c720348

Deputeti i PD, Luçiano Boçi i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me zëvendësimin e mandateve të opozitës në parlament.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Boçi djegia e mandateve nuk ishte rrufe në qiell të pastër.

Ishte akt gandizmi ekstrem, formë e mosbindjes qytetare, e refuzimit të lojës politike në kurriz të qytetarit me mandate, e kërkuar me ngulm, nga opinioni politik e mediatik.

Deputeti i PD thekson se sot në diskutim është sistemi i kalbur dhe i kriminalizuar dhe jo djegia e mandateve.

Statusi i plotë:

LOJA E MANDATEVE APO SISTEMI NË LOJË.

Ka një investim frenetik të propagandës së majtë, për ta mbajtur nivelin e debatit të sotëm vetëm tek akti i “djegies” së mandateve e mundësisë së zëvendësimit të tyre.

Pra për ta mbajtur debatin vetëm tek pasoja, për të sfumuar apo fshehur shkaqet që sollën gjestin ekstrem opozitar.

Kësaj i shërbeu dhe veprimi reaktiv i Kuvendit, me shpresën për ta trajtuar çështjen si procedurë dhe jo si politikë.

Vetë Rama i shfazuar, ngulmon ta vizatojë veprimin në takimet e sforcuara me administratën, në mënyrë butaforike, si akt të dëshmimit të fuqisë së vet elektorale.

Ndërkohë e di mirë që ai është akti i dështimit dhe i dënimit të tij politik.

Djegia e mandatave, është pasoja e shkakut që gjendet tek ai vetë dhe mënyra e sjelljes politike të mazhorancës së tij.

Tek vjedhja, grabitja, detyrimi me dhunë i votës, tek shkelja e lirive politike e qytetare.

Tek sistemi i deformuar parlamentar e quasi-demokratik që imponohet me krim, para të pista e mjerim, varfëri e braktisje të vlerave qytetare.

Djegia nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Ishte akt gandizmi ekstrem, formë e mosbindjes qytetare, e refuzimit të lojës politike në kurriz të qytetarit me mandate, e kërkuar me ngulm nga ata, nga opinioni politik e mediatik.

Dhe u realizua në kushtet e ezaurimit të gjitha llojeve të komunikimit dialogues, protestues, propozues, për t’i ofruar shpëtim sistemit të marrë peng nga Rama dhe organizata e tij.

Djegies i parapriu një proces i tërë politik, i cili vuri në qendër pastrimin e politikës e sistemit, por që nuk u konsiderua asnjëherë nga mazhoranca fiktive.

Sot në diskutim nuk është më mandati. Ai ka përfunduar. Nuk ka më lojë mandatesh.

Sot në diskutim është sistemi i kalbur dhe i kriminalizuar, që mban në këmbë kufomat që japin leksione demokracie e të cilëve llumi i zullumeve i duket si ujë i bekuar pagëzues.

Mandatet u dogjën që të ndezin zjarrin e shpresës për drejtësi politike, sociale dhe ekonomike dhe për të përcëlluar aty projektet e regjimeve, që nusërojnë duke tradhëtuar votuesit e vendin.

Miqtë ndërkombëtarë, pas përjetimit të pasojës së detyruar, duhet ta drejtojnë gishtin dhe mendjen tek shkaku dhe shkaqet.

Demokracia shërohet duke flakur tej kancerin e sistemit dhe jo duke zbutur dhimbjet reaguese të një trupi që rrezikon vdekjen.

  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img