Partia Demokratike vijon akuzat për premtimet e pambajtura nga kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë kohës që ishte në krye të Ministrisë së Punës Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Përmes koordinatorit Keltis Kruja, PD ka denoncuar kësaj rradhe mosmbajten e premtimit për programet dhe kurset kualifikuese për personat me aftësi të kufizuara.
“Kishte 40 % të buxhetit për të realizuar këtë premtim. Erioni premtoi dhe mashtroi, si paagll i Ramës, premton por nuk realizon. Kemi 3 javë që po denoncojmë premtimet e pambajtura të Erion Velisë”, tha Kruja.
Ai tha se pavarësisht se të njëjtat premtime i servir me ambalazh të ndryshuar, votuesit nuk janë lodra të mashtrohjen përsëri.