Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

‘Lobimi rus’, Gjykata e Apelit merr vendimin në Dhomën e Këshillimit, flet avokati i Bashës: Nuk ka prova të reja, do të shqyrtohet dokumentacioni

spot_img

Lajme të ngjashëm

f0f787285a6fe77795e1eacb57fd173f

Gjykata e Apelit të Tiranës do e shqyrtojë në dhomë këshillimi ankimimin e Prokurorisë për  kreun demokrat Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, në lidhje me skandalin e 675 mijë dollarëve lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Avokati i Lulzim Bashës, Eduard Halimi deklaroi pas seancës se Gjykata e apelit i kishte pyetur nëse do të kishte prova të reja, por nuk ka patur.

Vendimi do të merret brenda 15 ditëve, vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin dhe pa patur një debat gjyqësor.

“Çështjet duhet të shqyrtohen brenda 15 ditëve. Në rast se nga shqyrtimi i dosjes ka prova të reja, Gjykata mund të marrë një vendim të ndryshëm.
Gjykata do të marrë një vendim vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin.
Në Gjykatën e apelit nuk ka nevojë të bëhet një debat gjyqësor. Është shtyrë shumë herë, kjo është seanca e pestë.
U pyetëm vetëm në se ka rpova të reja, por nuk kishte prova”, ka thënë Eduard Halimi.

Më shumë

spot_img