Hapësire reklamuese

Rajoni

Lobimi kundër Kosovës, ambasadori amerikan i kërkon Daçiçit që të ndalojë fushatën kundër Prishtinës

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i ri amerikan ne Beograd, Anthony Godfrey dhe ministri i Jashtem serb, Ivica Dacic

Ambasadori i ri amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka takuar ditën e sotme shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiçin.

Gjatë takimit mësohet se është folur për çështjen e Kosovës.  

Ministri i Jashtëm serb, Daçiç ka informuar ambasadorin e ri Godfrey për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së jashtme, si dhe kanë folur edhe për çështjen e Kosovës.

‘Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve.

Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin fushata për njohje duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë konrrekte, është në interesim tonë të gjejmë interes të përbashkët me SHBA-në dhe të kemi raporte korrekte se çka do të ishte në interes të Serbisë dhe Amerikës’, ka thënë Daçiç për median serbe Tanjug.

Kujtojmë se Uashingtoni i ka bërë disa herë thirrje Serbisë që të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë ndaj Kosovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.