Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Llogje pa lidhje”, “Prestige Resort” u hodh në erë, reagon Rama: S’ka lidhje me median, kjo e sotmja s’është e vetmja prishje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes nga IKMT të hotelit shtatë katësh të biznesmenit Irfan Hysenbelliu në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama thekson se aksioni i ditës së sotme nuk ka lidhje me mediat, por ka të bëjë me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi.

Më tej kryeministri shton se aksioni i ditës së sotme në hotelin “Prestige Resort” nuk është i vetmi pasi deri më tani janë edhe 15 vendime të tjera konfiskimi.

Ai thotë se do të hyjë në fuqi një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!

Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  shembi hotelin shtatë katësh të biznesmenit Irfan Hysenbelliu në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

IKMT vendosi mbi 70 kilogram lëndë eksplozive në këmbët e investimit disa miliona lekësh, duke e shembur plotësisht në tokë.

Më shumë


spot_img









spot_img