Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Lleshaj viziton të plagosurit, përplaset me ish-deputetin e PD në spital: Ma largoni atë, ik ore…

spot_img

Lajme të ngjashëm

a261e0263e5641bc2bd12fe70b7360d2

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar pak çaste më parë të plagosurit nga episodet e dhunës në protestën e opozitës.

Lleshaj akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha si përgjegjësin kryesor që ka nxitur aktet e dhunës duke çuar në plagosjen e 7 policëve dhe 3 protestuesve.

Ministri Lleshaj shtoi se të gjithë të ata kanë plagë nga lëndë piroteknike. E ndërsa fliste nga Urgjenca e QSUT për media, Lleshaj është konfrontuar nga ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, i cili ndodhej në spital për të vizituar protestuesit e plagosur.

“Sapo përfundova një vizitë te personat e plagosur, janë dhjetë persona të plagosur”, tha Lleshaj ndërsa mejëherë ndërhyn Bardh Spahia: “Keni ardhur për të bërë show. Turp për propagandën që bëni. S’ka asnjë polic të plagosur”, i tha ai.

Lleshaj: Ma largoni atë, ik ore…( i drejtohet Bardh Spahisë, teksa dëgjohen zëra që thërrasin “Rama ik”) 7 policë dhe tre qytetarë, si pasojë e një sulmi kriminal. Policia e shtetit është e vendosur për të marrë të gjitha masat që dhuna të marrë fund. Dua t’i bëj të qartë edhe Lulzim Bashës, i cili ka llogari të errëta. Ka shkaktuar 4 të vrarë në 21 Janar. Dua t’i them që dhuna nuk është rruga e duhur. E ke zanat dhunën. I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë të distancohen nga dhuna, ta izolojnë atë. Të distancohen nga ky grup kriminal. Të gjithë të plagosurit kanë plagë nga lëndë piroteknike”, përfundoi Lleshaj.

Më shumë

spot_img