Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

LLESHAJ vizitë në Kroaci, konfirmon qëndrimin pozitiv për Shqipërinë: Pro hapjes së negociatave me BE-në (MESAZHI)

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Brendshëm Lleshaj me homologun kroat Bozinoviç në Konferencën e Albanalogjisë 'Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea'

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj konfirmoi se Kroacia do të mbështesë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për vendin tonë.

Ai takoi në qytetin e Zadarit homologun dhe zv/kryeministrin Davor Bozinoviç, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në kuadër të strukturave FRONTEX dhe EUROPOL.

Lleshaj dhe Bozinoviç ndoqën dhe Konferencën Shkencore Albanologjike ‘’Symbiosis on the shores of Adriatic Sea’’. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë theksoi prezencën e shqiptarëve në Zadar duke filluar që nga koha e emigrimit të arbëreshëve larg Adriatikut.

Mesazhi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj:
Pas një takimi dypalësh në Zadar, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacisë Dr. Davor Božinović, ku diskutuam rreth marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kroacisë, së bashku morëm pjesë dhe përshëndetëm Konferencën Shkencore Albanologjike “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea"

Kjo konferencë, e organizuar nga Revista “Shejzat - Pleiades” dhe Universiteti i Zadarit, është e treta në serinë e aktiviteteve të rëndësishme për albanologjinë dhe përfaqëson një platformë unike në llojin e vet, duke mbledhur kontributin shkencor të studiuesve më në zë, të albanologjisë nga Universitetet dhe Qendrat prestigjioze europiane të kërkimit, nën koordinimin e palodhur dhe profesional të Prof. Dr. Ardian Ndreca.

Në “Aula Magna” të Universitetit të Zadarit u prezantuan rezultate shumë të rëndësishme të kërkimit shkencor nga autoritetet më kompetente të albanologjisë duke shënuar një hap tjetër të suksesshëm në fushën e studimeve shqiptare.

Bashkë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacicë Dr. Davor Božinović, patëm edhe një komunikim me mediat, ku u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi në kuadër të FRONTEX dhe EUROPOL për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe migracionit të paligjshëm.

Dr. Božinović ritheksoi mbështetjen e padiskutueshme të Kroacisë mike për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Vizita në Zadar ishte një mundësi e bukur për të njohur edhe disa gjurmë të rëndësishme shqiptare, që lidhen me praninë e gjatë të komunitetit arbëresh në këtë qytet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese