Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një xhungël ku nuk funksionon ligji

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipërfaqja detare në Shqipëri është e pakontrolluar dhe është si një lloj xhungle ku nuk funksionon rregulli dhe ligji.

Kështu u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Ne duhet të kuptojmë që një pjesë të Shqipërisë e kemi jashtë kontrollit, që është deti, prej kohësh. Për shumë arsye. Në radhë të parë, ne ende nuk e dimë, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e dinë që përveç 28 mijë kilometrave katror tokë, kemi edhe disa mijëra kilometra katror det. Dhe kjo sipërfaqe detare e Shqipërisë është e pakontrollouar, është një lloj xhungle ku nuk finksionon rregulli dhe ligji”, theksoi ai.

Sipas Lleshajt, sipërfaqja detare ka nevojë të trajtohet si sipërfaqja tokësore, pasi është më e rëndëshime.

Ish-ministri nënvizoi se në sipërfaqen detare  zhvillohet aktiviteti jetik i shtetit shqiptar.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img