Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lleshaj shpjegon targetin e 'ANTI-KÇK'-së: Do të godasë prokrurorët e gjyqtarët që e dinë që s'kalojnë VETTINGUN, po lirojnë kriminelët (E plotë)

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shpjeguar mbrëmjen e sotme targetin e Paketës Anti-KÇK, e cila u prezantua sot nga kryeministri Rama për të goditur zyrtarët e korruptuar të drejtësisë.

Në studion e emisionit "Real Story", Lleshaj ka treguar se target kryesor i "Anti-KÇK"-së do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët që e dinë se do të "digjen" nga vettingu dhe po shfrytëzojnë detyrën për të liruar kriminelët.

"Boshllëqet e para lidhen me funksionimin e Reformës në Drejtësi. Numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë futur në vetting, dhe janë rrëzuar janë të shumtë. Ata që pritet të mos e kalojnë vettingun, po japin vendime skandaloze në dëm të interesit publik, kriminelët të lirohen në sallat e gjyqit, të dalin dhe të bëjën krimet që kanë bërë, të jepen masa lehtësuese për ta. Gjyqtarët dhe prokurorët po bëjën të kundërtën e asaj që paguhen nga taksat e shqiptarëve", tha Lleshaj.

Më tej, ministri shtoi se dy qasjet kryesore ndaj të cilave do të veprojë Paketa Anti KÇK janë: 1-të dekurajojë krimin pasi kriminrlët ndihen shumë komod në këto kushte dhe 2- të fuqizojë instrumentet e luftës ndaj tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll