Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Lleshaj pret në takim ambasadoren e re, Yuri Kim: Fazë e re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

03c46978e4fabec983f296b3750aa409

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pritur sot në takim Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai tregon se së bashku kanë ndarë vlerësime të njëjta për disa cështje si nevoja e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar apo roli i pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi.

Lleshaj thekson se SHBA vijojnë të jenë partneri i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë.

‘Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi.

SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë’, shkruan Lleshaj.

Më shumë

spot_img