Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lleshaj në Konispol, viziton zyrën e aplikimit për karta dhe pasaporta: Lehtësi për mijëra banorë

Shkruar nga Newsbomb
Lleshaj gjate vizites

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një vizite në Konispol me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe të zgjedhur lokalë, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri deklaroi, vizitoi zyrën e aplikimit për karta dhe pasaporta e cila tha se funksionon prej një viti dhe kla sjellë lehtësi për mijëra qytetarë.

Në këtë bashki, prej 1 viti është hapur një zyrë aplikimi për dokumentet biometrike, që i shërben një komuniteti prej mijëra banorësh, të cilët udhëtonin dhjetëra kilometra deri në Sarandë për t’u pajisur me pasaporta apo ID karta.

“Së pari, ne vizituam zyrën e aplikimit për karta dhe pasaporta, e cila funksionon tashmë prej një viti me efektivitet të plotë, duke ofruar mundësi të mira për qytetarët e kësaj zonë, që detyroheshin të merrnin udhë të gjatë për të bërë aplikimin. Kjo tashmë nuk është e nevojshme sepse aplikimin e bëjnë këtu.

I ftoj qytetarët që duke zbatuar masat e sigurisë në kushtet e pandemisë të vazhdojnë aplikimin, ndonëse qeveria e ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave deri në fund të vitit, me qëllim që t’u vihen në shërbim qytetarëve. Megjithatë zyra është e hapur dhe duhet të funksionojë dhe duhet të shfrytëzohet.

 Shohim me kënaqësi që niveli i sigurisë në Konispol, është në parametra të kënaqshëm, madje më mirë sesa në zona të tjera. Kemi lënë detyra dhe do ta ndjekim në vijueshmëri zbatimin e tyre, sa i përket rritjes së forcës goditëse dhe parandaluese të Policisë në raport me krimin, duke u fokusuar tek krimi i rrugës, ose krimet e vogla që quhen, por që sjellin pasoja të mëdha, siç janë vjedhjet, këtu më pak, por në Bashkitë fqinje më shumë”, tha Lleshaj ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll