Ministri i Brendshmëm Sandër Lleshaj kërkon ndihmën e qytetarëve për të mbështetur Policinë e Shtetit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Lleshaj shprehet se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë për të dhënë informacion jep rezultate inkurajuese.
“Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si “spiunë” ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë dhe të ardhmen’, shprehet ndër të tjera ministri.
Mesazhi i plotë i Sandër Lleshajt:
Hapësirat e reja të komunikimit me qytetarët po japin rezultate inkurajuese në punën e Policisë. Kriminelë apo shkelës të tjerë të ligjit po vihen përpara përgjegjësisë falë informimit të qytetarëve.
Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si “spiunë” ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë dhe të ardhmen.
Ka vetëm dy rrugë: ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata qëndrojnë indiferente apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
Bashkëpunimi me Policinë është qytetari në çdo vend evropian. Stigmatizimi i bashkëpunimit është barbari. Mbështeteni Policinë tuaj!