Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Lleshaj flet për ndryshimet e vettingut në polici, por shikoni si reagon paraardhësi i tij Xhafaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

bfd2ffb6265910d62b0e0e82af211835

Teksa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është duke folur në Kuvend për ndryshimet  ligjit për vettingun në polici, ish ministri Fatmir Xhafaj nuk ndjehet dhe aq ‘rehat’.

 

I vetëm dhe disi i veçuar, Xhafaj buzëqesh me ironi teksa dëgjon Lleshajn të flasë për këtë proces që u nis prej Xhafajt po do ‘bitiset’ nga Lleshaj i cili propozoi sot ndryshimet në ligjin për vettingun në rradhët e policisë.

‘Procesi ende nuk ka filluar. Është vështirë që ky proces të mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm.

Propozohet që punonjësit e SHÇBA-së, të kalojnë vettingun në fazën e parë të tij. Ligji aktual e parashikon në fazën e dytë, ne propozojmë tani të kalojë në fazën e parë që SHCBA të jenë struktura në plan të parë, të pastra e me integritet.

Komisioni i Jashtëm ka filluar punën e tij. Pritet që të hapen dosjet e drejtuesve të lartë.

Ndryshimi i dytë që propozohet, SHCBA do kryejë më tej vettingun për fazën e dytë e të tretë, ndryshe nga ligji aktual që parashikon që vlerësimi të kryhej nga Ad-Hoc.

Këto ndryshime kanë një impakt të rëndësishëm që lidhet me standartin. Shkurtohet edhe koha. Procesi garanton paanshmëri dhe thelbi i procesit mbetet i paprekur por koha e nevojshme shkurtohet në mënyrë të konsiderueshme se do përdoren arkivat e vetë SHCBA. Këto janë ndryshimet themelore që propozohen dhe ju propozoj ta votoni”, u shpreh Lleshaj nga foltorja.

Screenshot_20.jpg

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img