Hapësire reklamuese

Aktualitet

Llalla nën hetim, vjen dosja nga Gjermania: Kjo është pasuria në emër të tij

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, nuk rezulton të ketë pasuri në Gjermani, ndërsa nga verifikimet në këtë shtet në emrin e tij rezultonte vetëm shtëpia e marrë me qira dhe pagesat për shkollat e fëmijëve.

Përgjigjja i ka ardhur Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak javë më parë dhe i është bashkangjitur dosjes që po hetohet ndaj ish-kryeprokurorit. Sipas asaj që raporton Ora Neës ish-kryeprokurori ka jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij.

Hetimet për të nisen pak muaj pasi dorëzoi detyrën, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan afro 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu