Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Llalla iku… Shqipëria ngryset pa titullar, flasin ish-kryeprokurorët për zgjedhjen e emrit të ri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla ka skaduar por sakaq, në vend është krijuar një ngërç politik sa i takon zgjedhjes së pasuesit të tij.

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur zyrtarisht vakant postin e Prokurorit të Përgjithshëm ndërsa mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Për opozitën, vendosja e një prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sikundër kërkon mazhoranca, është kapje e sistemit të drejtësisë.

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se dy mundësitë për të dalë nga ky ngërç janë; ose duke ngritur KLP ose duke i lënë Gjykatës Kushtetuese të vendosë për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm apo formulës për zgjedhjen e tij.

Por çfarë thonë ish-kryeprokurorët dhe si e shohin ata, edhe nga pikpamja kushtetuese, zgjedhjen e kryeprokurorit të ri?

Newsbomb.al ka kontaktuar me shumë prej tyre por vetëm disa kanë pranuar të flasin, duke iu druajtur politizimit të situatës, që në fakt tashmë është politizuar mjaftueshëm  

Petrit Serjani, i cili për një vit (1991-1992) ka mbajtur postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm, pyetur nga neësbomb.al për zgjedhjen e pasuesit të Llallës, tha se në kohën e tij sistemi ka qenë tërësisht ndryshe ndaj nuk mund të bëjë interpretime.

“Ka qenë sistem tjetër ai kur kam qenë unë, nuk dua të merrem me këtë çështje”, tha Serjani për newsbomb.al.

Maks Haxhia, pasuesi i Serjanit, i cili mundi të rrijë në detyrën e kryeprokurorit vetëm 3 muaj pohoi se ligji e thotë qartë se si duhet të zgjidhet prokurori duke shtuar se nuk mund të pritet që të krijohet KLP dhe të emërohet kryeprokurori i ri.

“Ligji thotë qe prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me propozimin e Presidentit dhe miratimin e Kuvendit.  Ligji  thotë s’mund të presim të formohet KLP dhe të zgjidhet prokurori i përgjithshëm.

Që nga dita e sotme prokuroria e Përgjithshme është pa titulluar, nëse pyetet për një prokuror të përgjithshëm ai ka një status e standart të veçantë, thjesht fjala i përkohshëm do të thotë që është i limituar në kohë, deri në dhënien në funksion të KLP që zgjedh prokurorin e ri me strukturat kompetente. Prokurori i përgjthshëm i përkohshëm zgjidhet për një periudhë kalimtare sikundër e thotë edhe Euralius dhe Opdat”, u shpreh ish-kryeprokurori Maks Haxhia për newsbomb.al.

Newsbomb.al kontaktoi edhe me ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku i cili tha se i qendron asaj që ka deklaruar edhe në emisionin Top Story të Sokol Ballës sa i takon  zgjedhjes së kryeprokurorit.

“Ka një debat lidhur me kohëzgjatjen e mandatit dhe zgjedhjen e të riut. Ndërhyrje e sforcuar e ligjit përkatës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm. Kuvendi organi kompetent për emërimin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Nëse dikush ka pretendime shkohet tek Gjykata Kushtetuese. Për të vajtur në Gjykatën Kushtetuese duhet marrë vendimi nga Kuvendi. Problemi është se çfarë shumice duhet në Kuvend. Mbetet Kryeprokurorit, edhe pse i përkohshëm, prandaj për vlerësimin tim duhet një shumicë prej 3/5. Mandati i Llallës ka përfunduar, nuk ka as nga opozita ndonjë pretendim për këtë”, ka deklaruar Sollaku.

E ndërkohë që palët politike replikojnë sa në “Twitter” e sa në Facebook, fakti është që sot Shqipëria është gdhirë e po ngryset titullarin e saj në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme./ newsbomb.al

Më shumë




spot_img








spot_img